Më 04.08.2025, në orën 19:45 në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria 19-vjeçaren S.M. dhe 25-vjeçaren L.T. të cilat u raportuan se rreth orës 18:30 në shtëpinë e tyre familjare në një fshat të Gostivarit, pas një zënke verbale për mosmarrëveshje familjare, ishin përleshur fizikisht me njëra-tjetrën, ndërsa S.M. kishte sulmuar fizikisht edhe bashkëshortin e saj, i cili kishte probleme shëndetësore, por ata ishin ndarë nga prindërit. Ata janë ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, do të bëhet një kallëzim përkatës.