Zjarri ka kapluar disa baraka në lagjen Vllae. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) njofton se zjarri është vënë nën kontroll.

Në shuarjen e tij marrin pjesë më shumë makina dhe ekipe të zjarrfikësve nën udhëheqjen e Zvonko Tomovksit, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve.

“Zjarri në barakat e djegura (të ashtuquajturat “lepenki”) po vihet nën kontroll. Në shuarje po marrin pjesë disa automjete dhe ekipe të Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, nën udhëheqjen e komandantit të njësisë, Zvonko Tomovski. Nuk ka informacione për persona të lënduar ose të vdekur”, thonë nga DMSH.