Për shkak të zjarrit në Parkun Nacional “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup ende është e mbyllur për çdo lloj të automjeteve, informon LAMM.

Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), me zjarrin është përfshirë pylli i përzier.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe Angelov mbrëmë kumtoi se në shuarjen e zjarrit janë përfshirë ekipet e NP “Pyjet Nacionale” dhe NP “Jasen” dhe Brigada Territoriale e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit (NJTZ).

Për shuarjen, përmendi Angelov, përdoren të gjitha burimet e mundshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume