Më 05.08.2025, rreth orës 11:35, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor – Tetovë kanë ndaluar dhe privuar nga liria A.L. (37) nga Zvicra.

Gjatë një kontrolli të rregullt të trafikut me radar, është konstatuar se ai ka drejtuar një automjet të markës “Mercedes”, me targa zvicerane, me shpejtësi prej 155 km/h, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h, jashtë zonës urbane.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal për veprën “Drejtim i pamatur i automjetit motorik”.