Më 1 shtator 2025, rreth orës 12:30, në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, policia e DPB Gostivar ka privuar nga liria një 11-vjeçar nga Kumanova.
Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet se rreth orës 10:45 kishte marrë disa produkte nga një objekt tregtar në qytet. Mallrat e gjetura tek i mituri janë kthyer menjëherë pronarit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit, ndaj tij do të përgatitet një parashtresë përkatëse.TS