As pas një lufte, as pas një tërmeti nuk do të dukej një lagje kaq e shkatërruar sa Tophane e Çairit. Për më shumë se 20 vite, kjo lagje ka mbetur pa kanalizime, pa ujë të pijshëm dhe pa infrastrukturën më bazike për një jetesë dinjitoze.

12 vite në krye të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti nuk lëvizi asnjë gur për të përmirësuar jetën e banorëve të kësaj lagjeje.

Pas tij, për 8 vite të tjera, Visar Ganiu nuk i vizitoi asnjëherë banorët e Tophanes, duke vazhduar traditën e neglizhencës dhe premtimeve boshe.

Kjo lagje ndodhet vetëm disa metra larg Universitetit “Nënë Tereza”, por duket sikur është në skaj të qytetërimit. Qytetarët nga komuniteti rom shprehen se për 20 vite, asnjë kryetar komune nuk ka sjellë as edhe një projekt të vetëm në këtë zonë. Premtimet kanë qenë të shumta, por asgjë nuk është realizuar.

Sot Izet Mexhiti fajëson Ali Ahmetin për gjithçka që nuk është bërë në këto 20 vite.

Shikoni videon e plotë dhe gjykoni vetë gjendjen alarmante në Tophane.

Mgid