Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se bashkëpunimi me Këshillin Republikan për Sigurinë në Trafikun Rrugor (RSBSP) po jep rezultate konkrete për qytetarët informon Tetovasot.

“Me këtë ngjarje nxjerrim në pah bashkëpunimin tonë të suksesshëm me Këshillin Republikan për Sigurinë në Trafikun Rrugor – një partneritet që kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në komunikacion. Një qasje e tillë dëshmon se koordinimi dhe uniteti ndërinstitucional sjellin rezultate konkrete për qytetarët”, theksoi ministri Toshkovski transmeton TetovaSot.

Nga ana tjetër, kryetari i RSBSP-së, Goran Angelovski, theksoi se ky projekt është pjesë e aktiviteteve të rregullta për modernizimin e njësive të policisë së trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Bëhet fjalë për 23 motoçikleta policore “Piaggio” me fuqi 310 cm³ dhe 23 komplete të plota për drejtuesit e motoçikletave (kostume, helmeta, doreza dhe çizme), në një vlerë totale prej 11.950.027 denarësh.

Toshkovski dhe Angelovski theksuan se bashkëpunimi midis RSBSP-së dhe Ministrisë së Brendshme do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke e konsideruar sigurinë rrugore si një prioritet të rëndësishëm.TS

Mgid