Mexhiti prezanton projektin jetik për qytetarët: Në zemër të Çairit do të ketë Stacion Territorial të Zjarrfikësve

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e VLEN, z. Izet
Mexhiti, ka prezantuar sot një nga projektet më të rëndësishme për
sigurinë publike të qytetarëve, ndërtimin e Stacionit Territorial të
Zjarrfikësve në zemër të kësaj komune.
Në fjalën e tij, z. Mexhiti theksoi se ky projekt nuk është luks, por
një domosdoshmëri jetike për të përballuar rreziqet gjithnjë e më të
shpeshta nga zjarret, si gjatë sezonit të verës, ashtu edhe në dimër.
“Ndërhyrja e shpejtë shpëton jetë. Ky stacion nuk është vetëm një
projekt infrastrukturor, por një investim i drejtpërdrejtë në jetën dhe
mirëqenien e qytetarëve tanë,” deklaroi Mexhiti.
Projekti përfshinë objektin modern me sipërfaqe prej 750 m², 3 automjete
zjarrfikëse të pajisura për intervenim në çdo terren, 12 zjarrfikës
profesionistë, të trajnuar për reagim të shpejtë në raste emergjente.
“Kemi pasur gjithmonë heronj të heshtur, zjarrfikësit që kanë rrezikuar
jetën për të shpëtuar të tjerët,” shtoi Mexhiti.
Z. Mexhiti shprehu mirënjohje të veçantë për Shoqatën Vullnetare
Zjarrëfikëse “Bajram Miftari” nga Çairi , e cila prej vitesh ka qenë
shtyllë humane e sigurisë, jo vetëm në Çair, por edhe më gjerë.
Ky stacion do të jetë edhe një gur në mozaikun e sigurisë publike në
Çair dhe të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e dëmeve materiale dhe në
shpëtimin e jetëve njerëzore.
“Çairi meriton infrastrukturë moderne, shërbime efikase dhe siguri. Ky
stacion do të thotë më shumë jetë të shpëtuara, më pak dëme, më shumë
përgjegjësi institucionale.
Kemi përvojën dhe kapacitetin për ta çuar këtë projekt përpara dhe do ta
bëjmë bashkë me qytetarët, profesionistët dhe partnerët tanë
institucionalë,” përfundoi ai.
Më poshtë keni edhe linkun me pamjet se si do të duket Stacioni
zjarrfikës në Çair: