MASH ka rritur mbështetjen për nxënësit e talentuar, që nga ky vit financon plotësisht pjesëmarrjen e tyre në gara ndërkombëtare

Sukseset e të rinjve tanë gjithmonë ngjallin emocione të fuqishme dhe inkurajojnë besimin se
kemi duar të sigurta ku mund ta lëmë Maqedoninë dhe të besojmë në një të ardhme më të
mirë. Prandaj, e rritëm mbështetjen ndaj të talentuarve, në mënyrë që ata të ndiejnë kujdes të
mjaftueshëm nga shteti, të qëndrojnë këtu dhe të kontribuojnë në zhvillimin e tij
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në konferencën e
organizuar nga Instituti i Kimisë pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në
Shkup, ku u prezantuan sukseset e nxënësve maqedonas dhe mentorëve të tyre të arritur në
olimpiadat ndërkombëtare shkencore në fushën e kimisë gjatë këtij viti kalendarik.
“ I ndjek pjesëmarrjet e të gjithë të rinjve tanë në garat ndërkombëtare, dhe e udhëhequr nga
sukseset tuaja dhe të gjeneratave para jush, ndjeva detyrë të angazhohem. Ndërsa Qeveria më
dha mbështetje dhe së bashku e zgjidhëm sfidën që zvarritej nga e kaluara dhe që e vënë në
pikëpyetje pjesëmarrjen e përfaqësuesve maqedonas në gara të mëdha ndërkombëtare për
nxënës. Nga ky vit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbulon plotësisht shpenzimet për
udhëtim dhe regjistrim të nxënësve dhe mentorëve të cilët do të kualifikohen në olimpiadat
ose garat ndërkombëtare shkencore. Krijuam zgjidhje sistematike dhe askush më nuk do të
ketë sfida financiare për të udhëtuar dhe për të përfaqësuar vendin e vet“, tha Janevska.
Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë që u mbajt këtë vit në Dubai, nxënësit maqedonas
fituan ngs një medalje të argjendtë dhe të bronztë, si dhe një mirënjohje , ndërsa në
olimpiadën ndërkombëtare "Mendeleev" në Belo Horizonte të Brazilit fituan dy medalje të
bronztë.
„ Këta fëmijë janë pjesë e atij brezi që ne besojmë se mund të sjellin kohë më të mira. Sepse e
vlerësojnë diturinë, për t'u avnasuar vazhdimisht, ata e dinë se shkenca është shtyllë e
prosperitetit dhe ajo që është më e rëndësishmja- kanë shpirt konkurrues dhe i pranojnë sfidat
që duhet të zgjidhen për të arritur deri te fitorja”, tha Janevska.
Ministrja është e bindur se Mnistria do të vazhdojë t'i avancojë politikat për të mbështetur
nxënësit dhe studentët e talentuar, të ndajë bursa, çmime në të holla dhe të investojë në
shkencëtarët e rinj.