Banorët e fshatit Leshnicë e Poshtme kanë ngritur zërin kundër kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, për neglizhencën e tij ndaj një projekti jetik për banorët – rrjetin e kanalizimit, raporton TS.

Në një intervistë për portalin TetovSot, banorët janë shprehur të indinjuar se pavarësisht se kanë mbledhur vetë mbi 40 mijë euro për të financuar ndërtimin e kanalizimit, komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret.

“Ne si fshat jemi vetëfinancuar, mbi 80% e shumës është mbledhur dhe ia kemi dorëzuar personit përgjegjës të komunës. Kanë kaluar muaj të tërë dhe nuk është bërë as 10 metra kanalizim.”, ka thënë një nga banorët.

“Kanë lip nga 200 euro për rrjetin e kanalizimit ne i kemi dhënë paratë, e kanalizimi nuk është askund”, tha një banorë tjetër. /TS

NDIQENI KRONIKËN E PLOTË:

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com