Helmim nga ushqimi në Shtip. Mbyllet dyqani i sanduiçëve pranë shkollës së mesme profesionale “Kole Nehtenin” pasi disa nxënës kanë konsumuar sanduiçë me fileto pule dhe më pas kanë shfaqur simptoma të helmimit. Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë tashmë po hetojnë se për çfarë lloj bakteri bëhet fjalë.

“Sipas informacioneve fillestare, pesë persona kanë shfaqur simptoma të helmimit nga ushqimi pasi kanë konsumuar sanduiçë me fileto pule. Mostrat e ushqimit dhe tamponët nga sipërfaqet e punës janë marrë për testime laboratorike kurse dyqani i sanduiçëve, me urdhër të shërbimeve inspektuese të Agjencisë, është mbyllur përkohësisht derisa të merren rezultatet e testeve laboratorike për të konfirmuar sigurinë e tij”, tha Oliver Millanov – Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Millanov shtoi se pret që rezultatet e ekzaminimit të jenë gati në 48 orët e ardhshme për të ditur saktësisht se çfarë e ka shkaktuar helmimin. Ndërkohë, pesë nxënësit që janë ankuar për simptoma helmimi kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa shërbimet lokale shëndetësore po monitorojnë gjendjen e tyre. Agjencia thekson gjithashtu se shërbimet e inspektimit do të vazhdojnë me kontrollet për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve dhe parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Mgid