Qytetarët e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të kenë një fundjavë më të gjatë. E hëna, më 8 shtator 2025, është shpallur ditë jo pune për të gjithë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit informon Tetovasot.
Dita e Pavarësisë, që shënon shpalljen e referendumit të vitit 1991, është një nga festat më të rëndësishme shtetërore. Kështu, qytetarët do të mund të shfrytëzojnë tre ditë rresht – nga 6 deri më 8 shtator – për pushim, aktivitete familjare dhe festime.
Ditët e tjera jo pune deri në fund të vitit 2025 janë:
Për të gjithë qytetarët e RMV-së:
8 shtator (e hënë) – Dita e Pavarësisë
11 tetor (e shtunë) – Dita e Kryengritjes Popullore
23 tetor (e enjte) – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
8 dhjetor (e hënë) – Shën Klimenti i Ohrit
Për qytetarët me besim katolik:
1 nëntor (e premte) – Festa e të Gjithë Shenjtorëve
25 dhjetor (e enjte) – Krishtlindja (dita e parë)
Për qytetarët e komunitetit shqiptar:
22 nëntor (e shtunë) – Dita e Alfabetit Shqiptar
Për qytetarët e komunitetit hebre:
2 tetor (e enjte) – Jom Kipur (dita e parë)
Për qytetarët e komunitetit boshnjak:
28 shtator (e diel) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve
Për qytetarët e komunitetit turk:
21 dhjetor (e diel) – Dita e Mësimit në gjuhën turke