Më 07.09.2025, në orën 16:30, zyrtarë policorë nga SVR Kumanovë e kanë privuar nga liria M.B. (37) nga Haraçina. Gjatë një kontrolli në komunikacion, në fshatin Ljubodrag, Kumanovë, policia ka ndalur një veturë “Mercedes”, e cila drejtohej nga M.B., dhe është konstatuar se ai ka ngasur me shpejtësi prej 91 kilometra në orë në vendbanim, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 40 kilometra në orë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pamatur i automjetit motorik”.
Mgid