Portali TetovaSot mëson zyrtarisht se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, i ka kërkuar falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pas provokimeve të tij me simbolin e shqiponjës dhe deklaratës për ndalimin e projekteve sllave në Tetovë.
Sipas burimeve të sigurta nga VMRO-DPMNE për TetovaSot, Adnan Azizi e ka telefonuar kryeministrin, duke i thënë se deklarata e tij për “ndalimin e projekteve sllave” është nxjerrë nga konteksti. Mirëpo Mickoski ia ka dërguar videon origjinale, ku shihej qartë deklarata. Pas kësaj, biseda ka përfunduar me kërkim-faljen e Azizit, i cili është zotuar se nuk do ta përsërisë më, as nuk do të flasë për tema nacionaliste dhe as nuk do të provokojë maqedonasit me SHQIP0NJËN.
Nga ana tjetër, për të mbuluar turpin e ofendimit nga Mickoski, Adnan Azizi ka zhvendosur fjalimet e tij në tubime politike nga temat kombëtare tek ato fetare, duke përmendur ngjarjen e djegies së xhamisë në Kodrën e Diellit.
Ndryshe sot bëhen 8 ditë që kur kryeministri Mickovski e ofendoi deputetin e VLEN-it duke i thënë: “personi që përmendet nuk ka fuqi politike për të vendosur për proceset aktuale në vend”. Që nga ajo ditë Adnan Azizi e ka mbyllur gojēn dhe nuk i është përgjigjur publikisht.

Mgid