Aeroplanët ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore estoneze.
Në një deklaratë, qeveria estoneze tha se incidenti përfshinte tre aeroplanë luftarakë rusë MiG-31 që fluturuan mbi vend për një total prej 12 minutash pa leje.
Ministri i mbrojtjes i vendit e quajti incidentin “jashtëzakonisht brutal”, shkruan skynews.
Ndryshe, Estonia është vendi i tretë i NATO-s që raporton një ndërhyrje në hapësirën e saj ajrore nga Rusia në javët e fundit.
Të dielën, Rumania tha se një dron shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës fqinje.
Polonia gjithashtu raportoi një “shkelje të paprecedentë” të hapësirës së saj ajrore nga Rusia javën e kaluar.
Mgid