Policia tashmë prej dy ditësh është në kërkim të autorit që e shkaktoi zjarrin e madh në një servis automjetesh në Pintia. Zjarri përfshiu disa automjete, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Personat që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes mblidhnin dhe pastronin automjetet e djegura.
“Këtu në lagjen Stakllara, për zjarrin tragjik që ndodhi të martën, askush nuk dëshiron të flasë para kamerës. Policia po i shqyrton dhe analizon incizimet për të identifikuar autorin ose autorët”, raporton gazetari i Alsat, Angell Dimovski.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po ndërmarrin masa për gjetjen e autorit.
“Ju informojmë se Sektori për Punë të Brendshme Shkup po ndërmerr masa dhe veprime hetimore intensive, në koordinim me prokurorin publik kompetent, për gjetjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.
Zjarri në Pintia, sipas pushtetit, nuk ishte i vetmi i shkaktuar gjatë dy javëve të fundit. Kishte zjarr edhe në deponitë e Trubarevës dhe Drisllës.