Një aksident i pazakontë trafiku ndodhi sot në mëngjes pas orës 08:00 në Shtip, kur një automjet i parkuar në një pompë karburanti lëvizi vetë, kaloi në anën tjetër të bulevardit “Goce Dellçev” në Shtip dhe me shpejtësi të madhe, si pasojë e përshpejtimit, goditi një grua 48-vjeçare që po ecte në trotuar. Me automjetin e Ndihmës së Shpejtë, gruaja e plagosur u transportua në Spitalin Klinik të Shtipit.

Sipas informacioneve, gruaja aktualisht ndodhet në repartin e Ortopedisë, ku po merr ndihmën mjekësore. Siç njoftoi ortopedi i turnit në Spitalin Klinik, gruaja ka frakturë në kockën e thembrës.

Në vendin e ngjarjes, pranë vijave të bardha në “Dujleto”, policia po kryen hetimet. Përveç punonjësve të policisë, aty ndodhet edhe gruaja – pronare e automjetit, i cili goditi këmbësoren.

Mgid