Sot (08.09.2025) në Stacionin Policor të Gostivarit në orën 15:56, është raportuar një aksident trafiku në rrugën kryesore nga Kryqëzimi i Mavrovës për në Gostivar, ku janë përfshirë katër motoçikleta dhe katër automjete pasagjerësh. Deri më tani janë raportuar pesë persona të lënduar. Trafiku në këtë rrugë kryesore është ndërprerë, dhe efektivët e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit po devijojnë trafikun në rrugë dytësore lokale (gurore Progress dhe Panorama pranë Vrutokut).
Mgid