Më 19.09.2025, në ora 10:15, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar një aksident trafiku në rrugën “Beliçica” në Gostivar.
Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti transportues “Fiat” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.S. (27) nga Gostivari, dhe një motoçiklete me targa të Gostivarit, i drejtuar nga D.V. (18) nga fshati Vrapçisht.
Si pasojë e përplasjes, motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.
Në vendngjarje ka kryer ekspertizë ekipi hetimor i NJPB Gostivar.TS
Mgid