Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur gjatë mesnatës në Vlorë. Një 65-vjeçar humbi jetën, teksa udhëtonte me motorin e tij që doli nga rruga në rrethana dhe shkaqe ende të panjohura.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Poro.
“Rreth orës 01:30, në rrugën e fshatit Poro, Vlorë, dyshohet se shtetasi M. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Bishan, duke drejtuar motomjetin, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje”, tha policia vendore për rrethanat paraprake të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së këtij aksidenti rrugor, kurse hetimet po kryhen bashkë me prokurorinë.
Mgid