Më 14 shtator 2025, rreth orës 22:50, SPB Shkup mori denoncim për një aksident në autostradën Shkup-Tetovë, në zonën e fshatit Gllumovë, rrethi i Shkupit. Një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (21) nga Shkupi, ka dalë jashtë rrugës.
Në aksident, drejtuesi i automjetit pësoi lëndime të rënda trupore dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.TS
Mgid