Më 04.09.2025, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e rrugëve “7 Korriku” dhe “Shiroka” në Manastir, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti “Volkswagen Touran” me targa të Manastirit, i drejtuar nga S.T. (49) nga Manastiri, dhe një mopedi “Aprilia” me targa të Manastirit, i drejtuar nga F.P. (20) nga Manastiri.
Nga përplasja ka pësuar lëndime të rënda trupore vozitësi i mopedit, të konstatuara në Spitalin Klinik të Manastirit. Ekipi hetimor i SPB Manastir ka kryer ekspertizë në vendngjarje.TS
Mgid