Një aksident rrugor ka ndodhur mengjesin e sotem në unazën e qytetit të Fierit, në segmentin “Nuredin Aliu”, pranë nënstacionit elektrik.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Një automjet tip “Mercedes” ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com