Më 14 shtator 2025, rreth orës 18:05, NJPB Gjevgjeli ka marrë denoncim për një aksident në rrugën lokale të fshatit Bogorodicë, drejt rrugës rajonale 1109. Motoçiklisti S.F. (37) nga Gjevgjelia, duke drejtuar një motoçikletë “Kawasaki” me targa të Gjevgjelisë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Në aksident, S.F. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjevgjelisë, ku rreth orës 19:22 është konstatuar vdekja e tij. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për obduksion.
Prokurori publik dhe ekipi hetimor i NJPB Gjevgjeli kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Hetimet vazhdojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.TS