Zyrtarët policorë të SPB në Strumicë, e privuan nga liria 42-vjeçarin E.A. nga fshati Vasilevë, nën dyshimin se ka shkaktuar zjarr në zonën e të njëjtit fshat.

Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, më 20 shtator, rreth orës 12:00, i dyshuari i vuri flakën një vendi të quajtur “Xhidet”, i cili përfshiu një fushë me bimësi të thatë.

Zjarri u shua menjëherë nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Strumicë, dhe nuk pati të lënduar.

Një ekip inspektimi nga SPB në Strumicë dhe një inspektor zjarri kryen inspektimin e vendit të ngjarjes. E.A. po mbahet në Stacionin Policor të Strumicë, ndërsa për ngjarjen është njoftuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strumicë.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të ngrihen akuza përkatëse”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Mgid