Bilall Kasami njihet si njeri që punon pas shpine. Ai në zgjedhjet e fundit për këshillin komunal, ASH-së së Ziadin Selës ua bëri sherrin. Edhe pse ishin në koalicion dhe Kasami u bë kryetar me votat e ASH-së, ai detyroi me anë të kontratave anëtarët e ASH-së të votojnë kundër Ziadin Selës, dhe Sela nga 4 mijë vota ra në 700 vota, kjo pasi Kasami i punoi pas shpine. E njëjta situatë po shihet edhe në këto zgjedhje. Edhe pse u fol se bartës liste do të jetë nga Alternativa – Jusuf Abduli – apo edhe nga LD-ja, ai vendosi që të vendosë Albi Qamilin, njeriun që i jepte tenderë familjarit të tij te Rruga Boris Kidriç. Albi Qamili thuhet se drejton edhe një restorant. Me këtë zgjedhje të tij si bartës liste, thuhet se ka shumë pakënaqësi, pasi Tetova nuk është vetëm e Bilall Kasamit, por e gjithë koalicionit.

Mgid