Albin Kurti shkon në Gjykatë ku po mbahet seanca ndaj Faton Klinakut të OVL-UÇK, i cili akuzohet se e kërcënoi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku po mbahet seanca ndaj njërit prej drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinakut, raporton T7.
Klinaku, së bashku me një person tjetër me inicialet N.S. akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se e kanë kërcënuar Kurtin përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.
Gazeta Express pas pak do të publikojë pamjet nga momentet e para të paraqitjes së Kurtit në Gjykatë.
Mgid