Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka dorëzuar sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar komune dhe listën me kandidatë për këshillin komunal në Komisionin Komunal Zgjedhor në Gostivar.

Para dorëzimit, kandidati për kryetar komune, z. Valbon Limani, dhe bartësi i listës për këshilltarë, z. Valdet Xhaferi, u takuan me mbështetësit para Pallatit të Kulturës dhe më pas ecën së bashku nëpër qytet drejt zyrës së KKZ-së, duke dhënë mesazhin e bashkimit dhe vendosmërisë për fitoren më 19 tetor.

Pas dorëzimit të kandidaturave, z. Limani u shpreh se shumë shpejt do të fillojë prezantimi i platformës dhe programit të koalicionit para qytetarëve të Gostivarit, ndërsa falënderoi të gjitha strukturat për angazhimin dhe përkrahjen e deritanishme.

Ndërkohë, bartësi i listës për këshilltarë, z. Valdet Xhaferi, deklaroi se kjo është një ditë e veçantë për Gostivarin, pasi, siç u shpreh ai, “shqiptarët po bashkohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.” Ai shtoi se lista e këshilltarëve është e përbërë nga profesionistë dhe persona me integritet të lartë nga fusha të ndryshme të jetës publike e profesionale.

Z. Limani dhe z. Xhaferi ngritën gjithashtu shqetësimin se lista është dorëzuar me 23 kandidatë, për shkak se qeveria nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ndalon ndarjen diskriminuese të banorëve në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”, çka ka sjellë si pasojë humbjen e 8 ulëseve në këshillin komunal të Gostivarit.

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI shpreh besimin e plotë se qytetarët e Gostivarit do ta mbështesin masivisht këtë bashkim politik të sinqertë dhe do ta mbyllin procesin zgjedhor në raundin e parë, më 19 tetor, me një fitore të madhe për qytetin dhe për të ardhmen.

Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI
Gostivar

Mgid