Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj deklaratës së fundit të grupit të tifozëve “Çkembari”, duke i quajtur huliganë që po trimërohen nga mosveprimi i shtetit.

Në vend që të kërkonin falje për dhunën dhe skandalin e shkaktuar në Manastir, Çkembarët vazhdojnë me gjuhë kërcënuese dhe nxitëse. Këta huliganë po trimërohen nga heshtja e institucioneve dhe mungesa e reagimit të shtetit.

Aleanca kërkon përgjegjësi institucionale dhe veprim të menjëhershëm kundër këtyre sjelljeve.

Kjo gjuhë e dhunës dhe kërcënimeve nuk guxon të mbetet e pandëshkuar. Institucionet duhet të tregojnë se ligji vlen njësoj për të gjithë dhe të mos lejojnë që huliganizmi të marrë përmasa që cenojnë rendin dhe kohezionin shoqëror. Alarmi po bie çdo ditë e më me zë.

Mgid