Mbrëmja e sotme në Dibër u karakterizua nga një atmosferë elektrizuese, ku mijëra qytetarë u mblodhën në hapjen madhështore të shtabit komunal. Ky mobilizim i jashtëzakonshëm dëshmoi se Dibra nuk është vetëm një qytet – është një simbol i bashkimit dhe vendosmërisë së popullit shqiptar për të marrë fatin në duart e veta.

Në një tubim që tejkaloi kufijtë lokalë dhe mori përmasa kombëtare, qytetarët e Dibrës, të rinj e të moshuar, burra e gra, u bashkuan në një plebishit historik për të dërguar një mesazh të qartë: askush nuk mund të vendosë në emër të popullit, pa popullin.

Lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti, i pranishëm në këtë ngjarje madhore, theksoi rëndësinë e unitetit dhe të vetëvendosjes demokratike:

“Forca jonë është uniteti ynë. Ne vendosim vetë për përfaqësuesit tanë! Ky është një vendim i popullit, i cili nuk pranon të diktohet nga askush tjetër përveç vetvetes.”

Pjesëmarrja masive dhe emocionet e forta që përshkuan këtë ngjarje tregojnë se Dibra dhe e gjithë Shqipëria etnike janë në këmbë, të gatshëm për të mbrojtur të drejtën themelore demokratike: përfaqësimin e ndershëm dhe legjitim../ts

Ky mobilizim është një dëshmi e qartë se një epokë e re politike po lind nga baza – nga vetë qytetarët.

Mgid