Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit, regjisorit dhe pedagogut të njohur shqiptar, Enver Petrovci informon Tetovasot.
Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti ka theksuar se Petrovci ka lënë gjurmë të pashlyeshme në teatrin, filmin dhe jetën kulturore shqiptare, duke frymëzuar breza studentësh dhe artdashësish. “Trashëgimia e tij e pasur artistike do të mbetet përjetësisht pjesë e thesarit tonë kombëtar kulturor”, ka shkruar Ahmeti.
Ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Petrovcit, kolegëve të tij dhe gjithë komunitetit artistik shqiptar.TS
Postimi i plotë:
Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit, regjisorit dhe pedagogut të shquar, Enver Petrovci.
Ai la gjurmë të pashlyeshme në teatrin, filmin dhe jetën kulturore shqiptare, duke frymëzuar breza të tërë studentësh dhe artdashësish. Trashëgimia e tij e pasur artistike do të mbetet përjetësisht pjesë e thesarit tonë kombëtar kulturor.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik.