Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi poliklinikën e Shutkës, së bashku me ministrin pa resor, të ngarkuar për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për Përfshirjen e Romëve, Shaban Saliu.

-Qëllimi ynë është mbrojtja shëndetësore e qasshme për të gjithë pacientët dhe paralelisht përmirësimi i kushteve në institucionet publike shëndetësore në të gjithë vendin. Poliklinika e Shutkës në periudhën e ardhshme do të jetë një nga prioritetet për përmirësim në aspekte të ndryshme, sigurisht me mbështetjen e ministrit pa resor, të ngarkuar për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për Përfshirjen e Romëve. Në frymën e kësaj strategjie, së bashku angazhohemi për një qasje më të mirë në shërbimet shëndetësore të integruara, cilësore, parandaluese dhe kurative për banorët e këtij rajoni, theksoi ministri Aliu gjatë vizitës.

Njëkohësisht, vazhdon edhe zbatimi i aktiviteteve në përputhje me Strategjinë për Përfshirjen e Romëve 2022–2030.

Mgid