Shkup – Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar sot një takim me Mateo Maccacci, Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSCE/ODIHR, ku theksoi rëndësinë jetike të monitorimit ndërkombëtar për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.

“Shkëmbyem mendime për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe rëndësinë e nxitjes së një mjedisi pozitiv, të drejtë, transparent dhe demokratik përpara zgjedhjeve të ardhshme. Prezenca dhe angazhimi i ODIHR mbetet vendimtar në mbështetjen e këtyre vlerave të përbashkëta në të gjithë rajonin,” ka shkruar Meidani.

Ky takim shihet si sinjal i qartë se komuniteti ndërkombëtar do ta ketë vëmendjen te procesi zgjedhor, duke kërkuar standarde të larta demokratike dhe respektim të barabartë të të drejtave të të gjitha komuniteteve.

ODIHR pritet të ketë rol kyç në vëzhgimin e zgjedhjeve, për të parandaluar parregullsitë dhe për të rritur besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

Mgid