Ambasadori Meidani shpreh solidaritet me gazetarin Naser Selmani, kërkon zbardhjen urgjente të rastit

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar pas dëmtimit të automjetit të gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar atë si sulm ndaj lirisë së fjalës dhe demokracisë.
“Solidaritet me gazetarin Naser Selmani. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Organeve hetimore u takon ta zbardhin rastin pa vonesë”, ka shkruar Meidani.
Ai gjithashtu falënderoi Unionin e Gazetarëve Shqiptarë nga Shqipëria për reagimin e tyre të shpejtë dhe mbështetës në mbrojtje të gazetarisë së lirë.
Mgid