Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, në intervistë për MIA-n, tha se është duke përgatitur version testues të Portofolit digjital dhe se ajo do të prezantohet në Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 1 dhe 2 tetor në Shkup.

“Qytetarët duhet ta imagjinojnë si portofol me dokumente personale. Në vend që të bartni patentën e shoferit dhe letërnjoftimin me vete si kartelë, mund t’i bartni në telefonin tënd celular dhe natyrisht të gjitha shërbimet do të jenë të disponueshme atje. Jemi duke e përgatitrur versionin testues. Unë do ta prezantoj, dhe do të prezantojmë dy shërbime që do t’i ofrojë ai version testimi. Ne do të prekim pulsin e qytetarëve, atë do të shkarkojnë qytetarët që do të jenë të pranishëm në Samit, në mënyrë që të mund ta testojnë. Dhe mendoj se deri në fund të vitit tashmë do të kemi version që do ta plasojmë në treg për herë të parë në të gjitha rrjetet e hapura”, tha Andonovski në intervistë për MIA-n.

Ai informoi se në Samitin në Shkup do të ketë 800 pjesëmarrës nga mbi 20 vende dhe se qëllimi ishte që Shkupi të kthehet në hartën e ekonomive të zhvilluara digjitale, vendi ynë si një vend i zhvilluar digjital, dhe të tregojmë se çfarë kemi bërë këtë vit të kaluar dhe cili është vizioni dhe planet për të ardhmen.

Lidhur me shërbimet elektronike të qytetarëve, ministri Andonovski thotë se qëllimi është që të gjitha shërbimet, shërbimet më të përdorura nga qytetarët të jenë në dispozicion me një klik.

“Dhe portali uslugi.gov.mk do ta monitorojë këtë proces edhe pse ne kemi filluar tashmë një ridizajnim vitin e kaluar. Çdo përmirësim i ri i portalit do të thotë thjeshtim i pamjes, dhe shërbime më të lehta dhe më të arritshme për qytetarët dhe për kompanitë. Dhe ky është një pararendës i digjitalizimit të përgjithshëm të shërbimeve, që do të thotë se faza tjetër do të jetë digjitalizimi i marrëdhënieve të sektorit të biznesit drejt shtetit”, theksoi ai.

Shprehet se kur mori detyrën në Ministrinë dhe me formimin e Ministrisë, portali uslug.gov.mk kishte më pak se 110.000 përdorues, e për momentin, tha Andonovski, numri arrin deri në 195.000 përdorues, që do të thotë se për një vit, për një vit e deri dy tre muaj, ne kemi dyfishuar numrin e përdoruesve të portalit.

Me ministrin biseduam edhe për sigurinë kibernetike, për zbatimin e inteligjencës artificiale në shtetin tonë, çfarë infrastrukture dhe burimesh kemi për aplikimin e digjitalizimit…

Mgid