Më 1 shtator 2025, rreth orës 16:00, në fshatin Sellcë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar L.H. (22) nga ky fshat, i cili ishte i shpallur në kërkim me urdhër-arrest.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tij kishte urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg, për shkak të veprës penale të parashikuar në nenin 233, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Personi i arrestuar është dërguar në Institucionin Ndëshkimor-Korrektues – Burgu i Tetovës, ku do të vazhdojë ekzekutimi i dënimit.TS