Më 18 shtator 2025, rreth orës 19:00, në kryqëzimin e rrugëve “Todor Cipovski Merxhan” dhe “Strasho Pinxhur” në Tetovë, policia arrestoi D.S. (33) nga fshati Gllogjë i Tetovës. Arrestimi u bë pas një denoncimi paraprak se rreth orës 18:45, në sheshin e qytetit, ai kishte sulmuar fizikisht Q.I. (62) nga fshati Përshevc i Tetovës.
Personi i dyshuar u shoqërua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet kallëzim penal përkatës.TS
Mgid