Më 31.08.2025, rreth orës 19:00, në rrugën “Ankarska” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup arrestuan R. Gj. nga Shkupi. Pasi iu dha shenjë të ndalonte, R. Gj. tentoi të ikte, por shpejt, pas masave dhe veprimeve të ndërmarra nga policia, u arrestua. Gjatë ikjes, ai hodhi një qese në të cilën kishte 100 qese të vogla me marihuanë, ndërsa gjatë tentativës për arratisje i shkaktoi edhe lëndime trupore një polici. Pas dokumentimit të rastit, ndaj R. Gj. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Mgid