Policia e Kosovës, në Ferizaj ka ndaluar një veturë në rrugën “Naim Beka” ku ishin dy persona të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Gjatë kontrollit, njëri nga të dyshuarit u arrestua, ndërsa tjetri arriti të arratiset.

Si prova materiale janë sekuestruar 82.43 gramë marihuanë, një sprej OC, dy telefona mobil, 20 euro para të gatshme dhe vetura me të cilën udhëtonin.

“Rr. Naim Beka, Ferizaj 22.09.2025 – 21:30. Raportohet se pasi është ndaluar vetura ku ishin dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin për posedim të narkotikëve, njëri është arrestuar dhe tjetri kishte arrit të arratiset. Si prova materiale janë sekuestruar 82.43 gramë substancën narkotike e llojit marihuanë, një sprej OC, dy telefona mobil, 20€ para të gatshëm si dhe vetura. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell “Bota sot”.

Mgid