Më 05.09.2025 në orën 15:10 zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë, në rrugën rajonale Tetovë-f. Jazhincë, përkatësisht në f. Tearcë, e kanë privuar nga liria personin J.R. (32) nga f. Dobrosht i Tetovës, i cili drejtonte automjetin “Renault Megane” me targa të Tetovës, pasi që gjatë kontrollit me radar është konstatuar se në vendbanim, ku shpejtësia është e kufizuar në 50 kilometra në orë, ka vozitur me shpejtësi prej 107 kilometra në orë. Ai është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të pason parashtresë adekuate lidhur me nenin 297-a të Kodit Penal “drejtimi i automjetit në mënyrë të pandërgjeqshme”.TS

Mgid