Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Sulejman Lamallarit i cili sot u dënua me dy vite burg dhe me vazhdim të masës së paraburgimit për sulm fizik e verbal, shkaktim lëndimesh trupore dhe kërcënime serioze.

„Kjo është një fitore sistemike për viktimat e dhunës, për çdo grua dhe nënë, për një sulm që paraqiste gjithashtu edhe një atentat ndaj institucionit të kryetarit të komunës,“ deklaroi Arsovska.

Ajo shtoi se i dënuari nuk ka treguar asnjë shenjë pendese. „Nuk tregoi asnjë pikë pendese për veprën e bërë, me sjelljen e tij vazhdimisht tallej me gjykatën dhe opinionin publik. Madje u përpoq viktimën ta paraqiste si sulmuese, ndërsa vetë – edhe pse dhunues – të shihej sikur ishte rrahur nga një grua,“ tha Arsovska.