A mendon ende kryeministri Hristijan Mickoski se Izet Mexhiti, partneri i tij i koalicionit nga VLEN, si kryetar i Çairit ka marrë provizion prej 450 mijë eurosh për sheshin “Skënderbeu”, ashtu siç akuzonte VMRO-DPMNE kur ishte në opozitë? Publikonin shifra, skandale e afera për shpërdorimet në pushtetin lokal, ndërsa sot janë partnerë besnikë të qeverisë. Nëse Mickoski ka harruar, opinioni e mban mend mirë kur deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski, publikisht shpaloste akuza kundër Mexhitit për korrupsion, abuzime, krime dhe provizione të rënda prej 450 mijë eurosh. Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet t’u përgjigjen pyetjeve që janë të pashmangshme dhe të interesit publik: • A heq dorë Mickoski nga deputeti i tij Antonio Miloshoski dhe pretendimet e tij, vetëm për ta shpëtuar Mexhitin? • A beson ende VMRO-DPMNE në akuzat e veta ndaj Mexhitit, apo atëherë kritika ishte vetëm populizëm i lirë? • A është gati kjo parti t’i mbyllë sytë para të gjitha atyre pretendimeve për krim, vetëm për të qëndruar në pushtet? Dhe më e rëndësishmja: a është flijuar interesi i popullit për karriget dhe funksionet e tyre? Aleanca për Shqiptarët rikujton: lufta kundër korrupsionit nuk është objekt pazari. Nuk ka kompromis me krimet e dyshuara, as alibi për dyfytyrësi politike. Ka ardhur koha që VMRO-DPMNE të zgjedhë qartë: sundim të ligjit apo mbrojtje të rehatisë së koalicionit. Qytetarët nuk do të pranojnë standarde të dyfishta – një gjë të flisni kur jeni në opozitë, dhe krejt tjetër të bëni sapo të uleni në pushtet. Nëse VMRO-DPMNE vërtet do të paraqitet si bartëse e ndryshimeve, duhet publikisht dhe pa kalkulime të tregojë: a do të qëndrojë në anën e drejtësisë apo do të mbetet bashkëfajtore në praktikat korruptive që vetë i denonconte. Aleanca për Shqiptarët

VIDEO LINK NGA DEKLARATA E MILLOSHOVSKIT: https://wetransfer.com/downloads/293903f41a359828b4c466506b23882c20250904074808/eb0f4decf459b9a362add3444382d88720250904074809/2c85f7?t_exp=1757231289&t_lsid=396598c5-0560-40c8-8b14-7422e3a152bd&t_network=email&t_rid=Z29vZ2xlLW9hdXRoMnwxMTEwOTk4MjkwNjc5NzYzNTY4OTM=&t_s=download_link&t_ts=1756972089

Mgid