Aleanca për Shqiptarët – Tetovë shpreh shqetësim të thellë për ndërhyrjet e përsëritura politike në administratën komunale, që po degradojnë çdo standard institucional dhe po kthejnë qytetin në arenë të frikës dhe servilizmit. Rasti i fundit, ku ministri Besar Durmishi qorton publikisht njerëzit e kabinetit për mungesë lojaliteti ndaj kryetarit Kasami, është tregues i qartë se për ta administrata është mjet politik dhe jo shërbim publik.

Kjo nuk është hera e parë që Kasami dhe rrethi i tij i ngushtë përdorin pushtetin për presion dhe hakmarrje. Më parë janë sulmuar media dhe gazetarë, janë bërë përpjekje për kontroll të narrativës publike dhe tani shantazhohet edhe stafi komunal që nuk shfaq “bindje të plotë” në rrjete sociale. Këto janë praktika të një klime të sëmurë politike që nuk kanë vend në asnjë qytet evropian, e aq më pak në një komunë me potencial si Tetova.

Tetova nuk është pronë private dhe as vegël propagandistike për pushtetarë të etur për kontroll total. Aleanca për Shqiptarët – Tetovë u bën thirrje institucioneve të mbrojnë administratën nga ndërhyrjet politike dhe qytetarëve të refuzojnë këtë realitet të deformuar, ku lojaliteti ndaj liderit është më i rëndësishëm se kompetenca, ndershmëria dhe profesionalizmi.

Mgid