Qeveria austriake është në fazat e fundit të përgatitjes së një ligji që do të ndalojë mbajtjen e shamisë së kokës nga vajzat nën moshën 14 vjeç në të gjitha institucionet arsimore, përfshirë shkollat private dhe ato islame. Ky veprim vjen si pjesë e një përpjekjeje për të forcuar integrimin dhe për të kufizuar atë që autoritetet e quajnë “mbulim i hershëm” i vajzave myslimane, transmeton albinfo.

Sipas Ministrisë së Familjes dhe Integrimit, fenomeni nuk është më margjinal. Vetëm në Vjenë vlerësohet se deri në 12,000 fëmijë mbajnë shamia, dhe autoritetet besojnë se prania e tyre është gjithnjë e më e dukshme në rrugë dhe shkolla.

Nëse ligji miratohet, mësuesit do të kenë detyrim të raportojnë shkeljet, ndërsa gjobat për prindërit mund të kalojnë shumën prej 1,000 euro për rastet e përsëritura. Policia do të jetë e ngarkuar me zbatimin e masave ndëshkuese.

Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Këshilli i Ministrave gjatë muajit shtator.

Mgid