Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper pak para nisjes së seancës ku do të dëshmojë ish-diplomati, James Rubin, tha se Thaçi është falënderues ndaj të gjithëve që po e përkrahin në këtë proces.

Prosper tha se tani është koha që do të zbulohet e vërteta e Kosovës e vitit 1999.

“Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Jemi entuziast për sot, që do të na jep një shans që të kthehemi në realitet, do të kemi një shans që të tregojmë të vërtetën se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999. Do të jetë fillimi i ri ku ju mund të shihni prova të reja që do të tregohen që presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë”, tha avokati.

“Ne kemi qenë të suksesshëm dhe do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm”, tha ai për KlanKosova.

James Rubin fillon dëshminë në mbrojtje të Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale
15 Shtator 2025 | 9:59

Ka filluar dëshmia e ish-ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, para Speciales, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.

Ai nuk është i vetmi mes emrave të njohur që pritet të dëshmojnë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërkaq në Hagë kanë arritur familjarët e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ndërkaq, dje mijëra njerëz u mblodhën në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët po përballen me një proces të stërzgjatur dhe të shumëkritikuar gjykimi, i cili duket se ka hyrë në fazën përfundimtare.

U kërkua reagim ndërkombëtar dhe u tha se akuzat ndaj ish-udhëheqësve shqiptarë të luftës në Kosovë e ofendojnë edhe NATO-n.

Protesta e djeshme në Hagë pason atë të 7 gushtit, kur mijëra njerëz u mblodhën në Prishtinë për të njëjtin qëllim.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020. /Reporteri.net/.

Mgid