Reperi i njohur Azet ka ndarë një njoftim të rëndësishëm përmes rrjeteve sociale.
Azet ka bërë të ditur se për shkak të arsyeve familjare është i detyruar të anulojë të gjitha koncertet e planifikuara për këtë vit, përfshirë edhe Release-Show e parashikuar më 19 shtator.
“Më vjen vërtetë shumë keq, sepse isha gati dhe i gëzuar që do t’ju takoja, por për momentin nuk është e mundur për mua të mbaj këto shfaqje,” shkruan ai.
Megjithatë, Azet nuk la fansat pa një lajm të mirë. Ai konfirmoi se më 19 shtator do të publikohet albumi i tij i ri “Playboys im AMG”, një projekt që mezi pret ta ndajë me publikun. Përveç albumit, do të vijë edhe një këngë e fundit me një kombinim unik, të cilin ai premton se nuk e ka sjellë më parë.
Artisti theksoi se ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra të paparashikuara që të detyrojnë të tërhiqesh përkohësisht, por siguroi publikun se do të rikthehet më i fortë se kurrë:
“Duhet të tërhiqem për një kohë, por do të kthehem më i fortë se asnjëherë!”
Në fund, Azet falënderoi fansat për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme:
“Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj dhe mirëkuptimin.”