Me mesazhe të qarta dhe qëndrim të vendosur, kandidati për Komunën e Tetovës Bajram Rexhepi në hapjen e shtabit të  Besëlidhjes Rinore të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë, duke theksuar nevojën për ndryshim rrënjësor në përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, raporton TS.

“Kjo aleancë ka lindur për të ndalur njëherë e përgjithmonë denigrimin dhe nënçmimin që u bëhet shqiptarëve. Është koha të flasim me zë të fortë, me dinjitet dhe me përgjegjësi. AKI është përgjigjja ndaj një politike që për vite ka shpërfillur interesat tona,” – deklaroi Rexhepi para të pranishmëve.

Ai kritikoi ashpër qasjen e deritanishme të përfaqësuesve shqiptarë në qeveri, duke u zotuar se AKI do të sjellë një frymë të re, që do të përfaqësojë denjësisht qytetarët, pa përulje dhe pa kompromis me dinjitetin kombëtar.

 

Mgid