Bajram Rexhepi nga hapja e shtabit të Besëlidhjes Rinore në Tetovë: Tetova nuk shitet e as blihet! (VIDEO)

Me moton “Bashkë për Tetovën!”, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) hapi sonte shtabin e Besëlidhjes Rinore në Tetovë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në kuadër të fushatës zgjedhore. Të rinjtë morën vendin e tyre në ballë të kësaj lëvizjeje, duke dhënë mesazhe të fuqishme për dinjitet dhe zhvillim, raporton TS.
Në këtë aktivitet, kandidati për komunën e Tetovës Bajram Rexhepi, u shpreh me vendosmëri se Tetova nuk është dhe nuk do të bëhet monedhë tregu për askënd.
“Tetova nuk shitet e as blihet! Nga këtu, nga zemra e qytetit tonë, po nisim një rrugëtim të ri me rininë në ballë – për ditë të mira, për dinjitet dhe zhvillim të qëndrueshëm,” – deklaroi Rexhepi.
Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së rinisë në vendimmarrje dhe angazhimin e AKI-së për ta kthyer Tetovën në një qytet që i përgjigjet nevojave të të gjithëve, jo vetëm të pakicave politike apo interesave të ngushta.
Hapja e shtabit u prit me entuziazëm dhe energji pozitive, ndërsa u dha mesazhi se AKI është një forcë politike që synon ndryshimin përmes bashkimit dhe vlerave kombëtare./TS