Bajram Rexhepit ia japin besën banorët e Vicës: Po vjen një e ardhme e re për Vicën dhe Tetovën (VIDEO)

andidati për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Vicë, ku është pritur me entuziazëm dhe energji pozitive nga komuniteti lokal.
Në një atmosferë plot besim dhe shpresë për të ardhmen, Rexhepi theksoi se fshati Vicë, ndonëse me një histori krenare dhe me njerëz të palodhur, është lënë në harresë nga udhëheqësit aktualë të Komunës së Tetovës.
“Si djalë i Malësisë, po e them me shumë besim: për Vicën dhe për Tetovën po vjen një e ardhme e re,” deklaroi Rexhepi, duke theksuar përkushtimin e tij për zhvillimin e zonave të lëna pas dore dhe përfshirjen e të gjithë banorëve në proceset vendimmarrëse.
Ky takim është pjesë e fushatës “#BashkëPërTetovën”, një nismë që synon të rikthejë besimin te qytetarët dhe të sjellë ndryshimin e shumëpritur në çdo cep të komunës.