Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar një takim të frytshëm me përfaqësuesit e Misionit të OSCE-ODIHR në Maqedoninë e Veriut, mes të cilëve Ambasadorin Matteo Mecacci, znj. Sheila Jaghab dhe z. Giuliano Salis informon Tetovasot.

Në këtë takim u diskutua rëndësia e garantimit të një procesi zgjedhor të lirë, demokratik dhe të ndershëm, ku çdo qytetar të ketë mundësi të ushtrojë votën e tij pa presione dhe shantazhe politike. Rexhepi siguroi përfaqësuesit e ODIHR-it se AKI do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për një fushatë të qetë, të zhvilluar në frymën e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.

“Vullneti i qytetarëve është i pacënueshëm dhe i patjetërsueshëm,” deklaroi Bajram Rexhepi, duke theksuar angazhimin e tij personal dhe të partisë për një garë zgjedhore me standarde evropiane.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe forcimit të besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor në Tetovë.TS

Mgid